Top Channel/ PD “spastron” listat! Zbulohet plani i opozitarëve për rifreskimin e partisë
20/01/2026 19:50

Demokratët po përgatiten për zgjedhje, jo me kundërshtarin politik, por brenda radhëve të saj. Sali Berisha i mbijetoi “nenit Basha” ndonëse humbi zgjedhjet, por në pranverë mandati 4-vjeçar i tij si kryetar skadon, dhe me hir apo pahir i duhet të rinovojë kontratën me demokratët. Bashkë me të dhe lidershipit të partisë. Me zgjedhjet afër, numri dy i PD-së Flamur Noka po spastron terrenin. Përmes një udhëzimi Sekretari i Përgjithshëm vuri në lëvizje degët e partisë që të ngrenë grupet e punës për rifreskimin e listave të anëtarësisë. Afati që iu la është data 20 shkurt. “Grupi i punës ka në përbërje të tij: a. Anëtarët e Kryesisë së Degës si dhe drejtuesit e Grupseksioneve kur ata nuk janë pjesë e Kryesisë së Degës; b. Deputetët e Qarkut; c. Koordinatori i Posaçëm i Kryetarit të Partisë Demokratike. Baza e të dhënave mbi të cilat do të punojë grupi i punës janë të dhënat e anëtarësisë të pasuruar me pjesëmarrjen e anëtarësisë në proceset zgjedhore nga viti 2021 dhe përfshin gjithë proceset zgjedhore nga referendumi i 18 dhjetorit 2021, deri më sot, duke përjashtuar primaret me simpatizantët”, thuhet në udhëzimin e PD. Udhëzimi parashikon që listat e anëtarësisë të kalojnë në një sitë të kujdesshme për të identifikuar jo vetëm anëtarët aktiv por edhe nga të ashtuquajturit “tradhtarë”. Kategoria e parë do pajiset me kartën e anëtarësisë, të dytëve u tregohet dera. “Nuk do të konsiderohen anëtarë të Partisë Demokratike, ata që: a) Kanë punuar kundër interesave të Partisë Demokratike në fushatat zgjedhore, duke u angazhuar në forma të ndryshme pro kundërshtarëve tanë politikë; b) Me qëndrimet e tyre publike dhe politike sipas nenit 24 të Statutit dhe nenit I, III, IV, V dhe X të Kodit të Etikës kanë vepruar kundër vijës politike të Partisë Demokratike, kanë bashkuar votat/qëndrimet me kundërshtarët tanë politikë për çështje shumë të rëndësishme në nivelin vendor apo qendror”, thuhet në udhëzimin e PD. Operacioni “fshesa” blu kap edhe ata demokratë që kaluan ylberin politik dhe janë pjesë e administratës së shtetit apo janë shfaqur në fushtat zgjedhore krah drejtuesve politikë dhe ekzekutivë të Partisë Socialiste. Në listën e zezë të PD futen dhe ata që kanë thyer rëndë disiplinën dhe kodin e sjelljes së PD.

Top Channel/ 100 mln për sipërmarrjet, miratohet fondi, pritet subvencion edhe për transportin
01/04 19:39
Top Channel/ E zbulon Rama: Rregulla të reja për naftën, çmimi do vendoset nga kompania publike
01/04 19:38
Top News – Rama: Do hyjmë në tregun e naftës. ‘Kompani publike për të mbrojtur konsumatorët’
01/04 18:54
Top Channel/ “Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama:Futemi në treg për garanci për qytetarët
01/04 16:55
Top Channel/ ‘Të kemi pavarësi energjetike’,Rama:Me energjinë e erës dhe atë diellore kompletojmë..
01/04 16:54
Top Channel/ ‘Shteti do paguajë sigurimet shoqërore për kujdestarët’, Rama: Nuk mund të mbeten…
01/04 16:45
Top Channel/’Ka një sasi nafte që është jashtë radarëve të shtetit’, Rama:Do formalizojmë tregun…
01/04 16:45
Top Channel/Reforma në Drejtësi, Rama:Ne ja dolëm ta bëjmë me gjithë konfliktet, krenar për…
01/04 16:44
Top News – Çmimet e larta në Shqipëri. Berisha-Shkak oligopolet në treg! Do t’u shpallim luftë
01/04 16:41
Top News- Berisha takon përfaqësuesit e KiE: I informova se Parlamenti fsheh ftesat për opozitën
31/03 20:58
Top News- Rama flet për përplasjen me Spiropalin, reagimi i parë pas mbledhjes së grupit
31/03 20:57
Top Channel/ PS-PD “negociojnë” Kushtetutën, palët “përplasen” për numrin e deputetëve
31/03 19:47
Top Channeol/ Rama zbulon planin: Kompani publike për naftën! Çfarë thotë për tensionet nëPS
31/03 19:34
Top News- “Të jesh socialist, duhet të jesh i pakënaqur”, Rama përmend Pandeli Majkon
31/03 18:19
Top News- Rama: Berati ka më shumë kthime se ikje, rezultat ekonomia e turizmit
31/03 18:19
Top News- “Programe të veçanta për të rritur ndërmarrjet”, Rama flet dhe për Paketën e Maleve
31/03 18:18
Top News- Rama: Do fusim produktin e ndjekjes së naftës tranzit, më shumë kontroll
31/03 18:18
Top News- Rama: Nëse heqim taksën e qarkullimit çmimi ulet, por shoferët do paguajnë 4-fish më shumë
31/03 18:17
Top News- Rama i bindur se do fitojë në zgjedhjet vendore, mesazh të prerë strukturave
31/03 18:17
Rama kundër Braçes për bashkinë e Tiranës?/ Analistët zbulojnë se çfarë po ndodhë në PS
31/03 18:15