Para se të japin variantin e tyre zyrtar për ndarjen e re administrativo-territoriale, demokratët kanë thirrur në ndihmë qytetarët. Gazetarja e Top Channel Elda Menga ka mësuar se përmes një ankete online, Partia Demokratike kërkon të dijë opinionin e shqiptareve jo vetëm për ridizenjimin territorial, por edhe për kompetencat e kryetarëve të Bashkive deri tek forma e zgjedhjes së tyre.