Top Channel/ PD, padi për energjinë, deputetët: U abuzua me blerjen e energjisë, SPAK të hetojë
15/10/2021 19:35
Demokratët trokitën në dyert e SPAK për të kallëzuar penalisht drejtorin e OSHEE Ardian Çela, Ergys Verdhon administrator i KESH dhe Erina Rexhepin me detyrë administratore e furnizuesit të tregut të lirë.