Vala e protestave të opozitës para bashkisë së Tiranës për shkarkimin e Erion Veliajt solli pas një viti një dëshirë të plotësuar me bashkimin e votave të demokratëve me socialistët, por duket se e gjeti PD pa një plan B. Kush do të ishte kandidati i tyre i vlefshëm për drejtimin e kryeqytetit me mbi 1 milion banorë? Pa një emër kur nisën protestat, ende në kërkim edhe me shpalljen e datës së zgjedhjeve të parakohshme në 9 nëntor.