Përçarjet në Partinë Demokratike thellohen çdo ditë edhe më shumë, duke e ndarë këtë forcë politike në tresh. Sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi mblodhi këshillin kombëtar mbrëmë ku vendosi anulimin e zgjedhjeve të 29 korrikut, por sot ishte grupimi tjetër i Bashës që doli në kundërshti me këtë vendim e njoftoi detajet e organizimit të procesit të votimit nesër.