Kjo fundjavë është shumë e ngjeshur me evente politike nga dy partitë e mëdha në vend. Demokratët sot janë në heshtje zgjedhore sepse nesër do votojnë për kryetarin e ri. Kryetari i Komisionit Zgjedhor, Jemin Gjana, bëri me dije se është miratuar lista, jo përfundimtare, e përfaqësuesve të kandidatëve në komisione.