Ajo çfarë prodhoi nisja e sesionit të ri parlamentar është paralajmërimi i asaj se çdo të ndodh në vazhdim. Jo një përplasje e fortë e opozitës, me shumicën e Edi Ramës në parlament, por një kacafytje brenda tre grupimeve në PD, nga ku Lulzim Basha do të kërkojë të imponojë, në të qenurit ai numri 1 i PD-s, si jashtë ashtu edhe brenda në parlament.