7 mijë e 500 delegatë janë thirrur këtë të shtunë për të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike për të diskuar mbi analizës e humbjes së zgjedhjeve që identifikon si fajtor vetëm mazhorancën duke anashkaluar faktorët e brendshëm. Por, kjo nuk është pika e vetme për të cilën janë thirrur demokratët të kuvendojnë. Delegatët janë ftuar të miratojnë propozimet e Lulzim Bashës për ndryshimet në statut që nuk sollën asnjë risi në mandatin e kryetarit, ndryshe nga sa kishin kërkuar kritiket e tij, platformat e të cilëve u rrëzuan nga Kryesia.