Pas seancës të enjten e kaluar ku qeveria e re mori votëbesimin në vetëm 25 minuta për shkak të kaosit të krijuar nga opozita, Kuvendi u mblodh sërish këtë të mërkurë. Në rendin e ditës parashikohet votimi për përbërjen e kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve parlamentare. Edhe kjo seancë nisi me debate, pasi partia Demokratike kundërshtoi votimin e procesverbalit për seancën e kaluar