Grupi Parlkamentar i Paritisë Demokratike i ka drejtuar një letër zyrtare Presidentit të Republikës, Bajram Begja, duke e akuzuar për përfshirje të institucionit të tij në procesin zgjedhor. Në qendër të akuzës është Ilir Rusmajli, i cili njëkohësisht mban funksionin e Këshilltarit Ligjor në Presidencë, por është eshte anëtar i Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ. Sipas kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ky fakt përbën “ndërhyrje flagrante antikushtetuese”, duke vendosur nën dyshim pavarësinë e Instituclkionit të Presidentit.