Top Channel/ PD, kontratë lobimi 6 mln $ me kompaninë amerikane. Ja kush paguan
26/04/2025 22:38

Vetëm pak javë para zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, Partia Demokratike ka firmosur një kontratë lobimi, në vlerën e 6 milionë dollarëve, me një kompani në Uashington. Kontrata është firmosur më 4 prill të këtij viti nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe garantor shqiptaro amerikanin Nuredin Seçi, me një kompani që zotërohet nga njerëz të afërt të Presidentit Donald Trump, si vajza e Susie Wiles, shefja e fushatws sw Trumpit dhe parashikon lobimin pranë qeverisë amerikane për një periudhë dy vjeçare. Përgjatë kësaj periudhe, siç sqarohet në kontratë, duhet t’i paguhet kompanisë amerikane 250 mijë dollarë në muaj, ku pagesa për tre muajt e parë, prej 750 mijë dollarësh, është bërë në momentin e nënshkrimit. “Klienti (nëpërmjet Garantuesit të tij) do t’i paguajë firmës një mbajtës mujor prej 250,000 dollarësh për një paketë mbështetëse gjithëpërfshirëse të iniciativave të lobimit, advokimit dhe çështjeve gjyqësore strategjike për një periudhë prej 24 muajsh (“garancia mujore”) dhe në përputhje me Afatin e Marrëveshjes. Pagesa për tre muajt e parë (paradhënie) do të bëhet me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje”, thuhet në kontratën e nënshkruar në datën 4 prill. Pagesa është bërë nga fondacioni shqiptaro-amerikan, i përfaqësuar nga Nuredin Seçi, që jeton në Nju Jork. Kontrata është firmosur mes Flamur Nokës dhe ish-këshilltarit të presidentit amerikan, Donald Trump, Carlo Trujillo, në cilësinë e Presidentit të kompanisë ‘Continental Strategy’. “Detyrimi i Klientit për t'i siguruar Firmës informacionin e nevojshëm për të avancuar sa më mirë objektivat e Klientit. Klienti (nëpërmjet Garantëve të tij) është përgjegjës për pagesën në kohë të tarifës mujore dhe shpenzimeve, sipas përcaktimeve më poshtë", thuhet mes të tjerash në kontratë. Kompania e lobimit do të ofrojë disa shërbime për Partinë Demokratike, mes të cilave edhe vendosjen e marrëdhënieve me eksponentë të qeverisë dhe Kongresit Amerikan, mbështetje për reformat në përputhje me marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, si dhe realizimin e objektivave të Partisë Demokratike dhe koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Top News-Tre porositë e Ramës për kryebashkiakët. Paketa e maleve, legalizimet dhe hapësirat publike
03/04 17:05
Top News -Pas tensioneve, beteja me përjashtime. PS kërkon Nokën, Hotin dhe Vokshin, PD synon Ballën
03/04 16:52
Top News -‘Shumë ankesa për Kadastrën.’ Rama kërkon hapjen e zyrave të ndihmës juridike në bashki
03/04 16:51
Top News – Pastrimi i kanaleve me flotë të re automjetesh. Rama flet për projektin me Emiratet
03/04 16:51
Top News – ‘Mbi 500 aplikime për Paketën e Maleve.’ Ministri Demo flet edhe për parkimet
03/04 16:51
Top News -‘Na duhet muze për Rakinë.’ Porositë e Edi Ramës për kryebashkiakët
03/04 16:50
Top News – ‘Parkimet tip xhungle duhet të marrin fund’. Rama i jep udhëzime kryebashkiakëve
03/04 16:50
Top Channel/ Rama takon kryebashkiakët, diskutim për mirëqeverisjen e shërbimit të qytetarëve
03/04 15:43
Top Channel/ Rama mbledh kryebashkiakët, kritika Kadastrës: Ka shumë ankesa
03/04 15:26
Top Channel/ Takimi me kryebashkiakët, Rama: Këto punë që folëm, t’i bëjmë të gjitha dhe sa më mirë
03/04 15:26
Top Channel/ Takimi me kryebashkiakët, Rama cakton detyrat për pastrimin e qyteteve: Kemi një…
03/04 15:25
Top Channel/ “Integrimi është ndalur”, Berisha: Nuk plotësojmë asnjë kriter të BE-së
03/04 15:13
Top Channel/ Kryeministri në konferencë: Duhet hapur një zyrë e ndihmës juridike për Kadastrën
03/04 15:10
Top Channel/ “Paketa e Maleve”, Edi Rama: Duhet të angazhoheni të gjithë atë punë që i përket…
03/04 15:07
Top Channel/ “Parlamenti krizë”, Spiropali kritikon Kuvendin: Konflikti banal po zëvendëson…
03/04 15:06
Top Channel/ Skandali me fondet e BE-se, riformatohet e gjithe qeveria greke!
03/04 15:05
Top Channel/ Edi Rama i drejtohet kryebashkiakëve: Angazhohuni seriozisht për
03/04 15:03
Top Channel/ Ministri Demo: Të gjitha shërbimet lokale do të digjitalizohen
03/04 14:59
Top Channel/ “Raporti IBAR është shtyrë tre herë gjatë muajit mars”, Berisha: Votimi, kusht që…
03/04 14:48
Top Channel/ Berisha në konferencë: Ne kemi protestën si mjetë kryesorë për…
03/04 13:15