Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti u mandatuan nga Sali Berisha për të negociuar edhe me aleatët për një kandidaturë unifikuese. Gazetarja e Top Channel, Elda Menga, zbulon se aleatët e parë që PD nis takimet për zgjedhjet e parakoshme në Tiranë janë Fatmir Mediu dhe Agron Duka.