Demokratët janë në kërkim të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm të cilët ndikuan në rezultatin humbës të opozitës në zgjedhjet e 25 Prillit. Pjesë e analizës do jetë edhe impakti që pati djegia e mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve lokale. Ivi Kaso: Sigurisht do ketë vlerësim dhe gjykim për të gjitha këeto. Pra dhe problematikat e brendshme që e kanë pamundësuar PD dhe opozitës te përformonte në nivelet të pritshme apo të dëshiruara. Por, kjo vendimmarrje s’ju takon degëve, por një gjykimi serioz të Kryesisë PD.