Top Channel/ PD-ja në rrugën e humbjes, kërkohet dorëheqja e Bashës
28/04/2021 09:11

Me kalimin e orëve dhe qartësimin e rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të së djelës, humbja e Partisë demokratike po përvijohet haptazi, e bashkë me të, tani po kërkohet dhe faji për këtë situatë. Anëtari i kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli e drejton gishtin nga vetë kreu i saj, Lulzim Basha duke e bërë atë përgjegjës për faktin që forca politike ku aderon, arriti të marrë vetëm 59 mandatë. Kadilli kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Bashës, të cilin e cilësoi “një model tashmë të shteruar”, dhe shpalli kandidimin e tij për kryetar të partisë. “ Partia jonë dështoi në krijimin e mekanizmave dhe të besimit popullor për t’u përballur me të keqen. ..Ne nuk arritëm ta frymëzojmë mbështetjen e gjerë opozitare, dhe as elektoratin gri, për t’i dhënë votës forcën dhe vlerën që ka në demokraci….Ne nuk arritëm t’a kthenim në frymë ndryshimi zhgënjimin popullor…Rezultati negativ është i pamohueshëm…Ne duhet ta pranojmë se nuk kishim një propozim fitues për Shqipërinë. Alternativa jonë ishte vetëm kryetari i partisë, që u dëshmua përsëri e pamjaftueshme. Duke ndjerë keqardhje dhe solidarizim të plotë me sakrificën e demokratëve dhe strukturave të partisë gjatë një opozite 8 vjeçare, jo pak here edhe të pabusull, kërkoj largimin e menjëhershëm nga funksionet drejtuese dhe dorëheqjen e Lulzim Bashës. Jo vetëm për faktin se partia gjendet sot përballë humbjes së tretë, por më shumë se kaq, ky është një model që ka shterruar. Me anë të këtij akti, ai jo vetëm njeh përgjëgjësitë për rezultatin, por edhe respekton një standard të vendosur në Partinë Demokratike nga paraardhësi dhe themeluesi i kësaj force, Sali Berisha”, ka shkruar Kadilli, i cili i bëri thirrje Kryesisë të mblidhet sa më shpejt për të përcaktuar modalitetet e garës për lidershipin e ri.

Marsi kuqezi. Silvinho, ndryshime tek lojtarët?! Mehmeti dhe Muci “kërcënojnë” Brojën e Asanin
03/03 00:05
Vrasja e Khameneit, a do të përshkallzohet lufta? ‘Epstein’, nafta apo territoret, çfarë synohet?
02/03 23:30
Bomba dhe sulme! Bota mban frymën! Preket Shqipëria? Gati rendi i ri botëror nga SHBA?
02/03 22:59
Episodi i plotë – Fiks Fare, 2 Mars 2026
02/03 21:01
Zhdukje në heshtje – Shqipëria Tjetër
02/03 20:30
Edicioni Informativ, 2 Mars 2026, Ora 19:30
02/03 20:05
Dasina dhe Kris duan një fëmijë bashkë! Por ai “dëshiron” edhe Esmen – Ep.119, 2 Mars 2026
02/03 19:30
Irani sulmon Dubain! Flasin shqiptarët që përjetuan bombardimet- Ftesë në 5, Pjesa 2
02/03 18:04
SHBA–Izrael kundër Iranit: A po nis konflikti më i madh i dekadës?”
02/03 16:32
Edicioni Informativ, 2 Mars 2026, Ora 15:00
02/03 15:55
Shpërthen Ilir Demaliaj, zbulon gjithë gënjeshtrat që u thanë gjatë komunizmit – Shqipëria Live
02/03 15:00
Edicioni Informativ, 2 Mars 2026, Ora 12:00
02/03 12:57
Edicioni Informativ, 2 Mars 2026, Ora 00:00
02/03 09:45
Shqiptarja në Dubai: Situatë e tensionuar, shpërthimet po shtohen. Kufizohen lëvizjet/ Wake Up
02/03 09:32
Episodi i plotë: E Diell 1 Mars 2026 Entertainment Show
01/03 19:31
Lufta Iran-SHBA-Izrael/ Paralajmëron Cako: Pasojat për botën & saga Balluku-Spiropali -Rrethi Katror
01/03 19:30
Gurra Popullore – Thesaret e Lezhës, dasma zadrimore, lahuta & xhubleta – “E Diell”
01/03 16:35
Edicioni Informativ, 1 Mars 2026, Ora 15:00
01/03 15:21
Flet për herë të parë Vëllai i Mirit për Selin! Motra e Gimbos: Gjesti për Selin…- Fan Club
01/03 15:04
Edicioni Informativ, 1 Mars 2026, Ora 12:00
01/03 12:44
DIGITALB DIGITALB