Kryetarja e Komisionit te Medias, Flutura Açka, në një deklaratë për mediat shprehet se sulmi terrorist ndaj Top Channel duhet të ngrejë në këmbë shtetin shqiptar, pasi “është prekur pushteti më i ndjeshëm dhe më i brishtë i demokracisë”. Ky sulm, i paralajmëruar më herët me akte sporadike të dhunës ndaj gazetarëve vë në dyshim sigurinë e të gjitha fijeve të komunikimit publik, që është thelbi i fjalës dhe medias së lirë në një demokraci të shëndetshme, thotë Açka.