Partia Demokratike beri 35 vjec, por festa ishte per kryetarin e perjetshem te tij. Nw rrugetimin e saj nder vite, kane rrjedhur shume ujra, ka pasur ndarje dhe ribashkime, shkarkime dhe rikthime, por ajo qe nuk ndryshon eshte fytyra e PD qe edhe pas tri dekadash e gjyswm identifikohet me Sali Berishen Në ditët e para të themelimit të PD-së, shumë të rinj na bashkoheshin. Mes tyre ishte dhe një djalë, diku te 26 vjeç, pedagog i arteve. Ai është Edvin kristaq Rama. Dhe të gjithë e dinë që ai nuk rezistoi dot as disa orë në këtë parti. PD-ja ka një instikt të jashtëzakonshëm për të dalluar kush duhen. Dokumentari qe tregonte historin e partise kishte anen e saj te lavdishme, nga oret e para te demokrkacise tek liberalizimi i vizave dhe aneterwsimi ne nato. Por nuk mungonte as faqja e saj me e hidhur, qe kulmoi me nje perplasje te ashper mes demokrateve te ndare mes Lulzim Bashes dhe Sali Berishes per logon dhe vulen e partise.