Lulzim Basha kërkon që statuti i ri të vazhdojë të mos jetë pengesë për rikandidimin e tij në krye të PD edhe nëse ai humbet sërish zgjedhjet parlamentare. Në asnjë prej 15 faqeve te propozimeve te kryedemokratit nuk parashikohet doreheqja e tij si kryetar në rast disfate elektorale. Lidershipi demokrat i kufizon vehtes kompetencat për përzgjedhjen e kryebashkiakëve duke sanksionuar detyrimin e konsultimit me anëtarësinë për kandididatët për pushtetin vendor, të cilët propozohen më pas nga kryetari dhe marrin miratimin e forumeve te larta të partisë.