Një ditë pasi në regjistrat e Ministrisë së Arsimit rezultuan 10 mijë fëmijë më pak të regjistruar në klasë të parë, deputetja e PD, Oriola Pampuri e lidh shifrën e paprecedentë me dy fenomene që sipas saj kanë ndodhur përgjatë 8 viteve të qeverisjes së socialistëve: Emigrimi dhe kriza ekonomike. Oriola Pampuri: Është vërtet alarmante dhe kjo shifër lidhet me familjet që largohen dhe nivelin shumë të ulët ekonomik të familjeve. Shumë familje shqiptare jetojnë nën minimumin jetik që e kanë të pamundur të shkollojnë fëmijët.