Top Channel/ PD 220 padi kundër zgjedhjeve, Basha takon kreun e ODIHR: Beteja vazhdon deri në fitore
03/05/2021 15:13

Pas humbjes së zgjedhjeve Lulzim Basha ka shmangur daljet për mediat, ndërkohë sot ai u shfaq vetëm për të përcjellë shefen e misionit të OSBE-ODIHR Ursula Gacek. Kryedemokrati nuk zbuloi nëse ODIHR i ka kërkuar të njohë zgjedhjet, por kishte një koment për kërkesën e kritikëve, të cilët i kërkojnë dorëheqjen pasi ka humbur 4 procese zgjedhore rresht. Demokratët po mbledhin prova dhe fakte që do të përmblidhet në një raport voluminoz për të vërtetuar se votat u blenë. Për rreth 1 orë e 30 minuta, kryedemokrati dhe përfaqësues të opozitës denoncuan para vëzhguesve ndërkombëtar parregullsitë e procesit. Ivi Kaso: Zonat më problematike janë ato ku është përqendruar e gjithë fuqia e makinerisë shtetërore, e cila është në funksion të partisë në pushtet, zona me probleme të kriminalitetit si Elbasani dhe Shijaku kanë qenë me më shumë probleme si në votim ashtu dhe në numërim e në nxjerrjen e rezultatit. Një grup pune i ngritur në selinë blu po përgatit dosjen e plotë të shkeljeve, para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor. Demokratët janë të bindur jo vetëm se kutitë do të hapen, por zgjedhjet do të përsëriten. Ivi Kaso: Është e hapur mundësia në bazë të materialeve që do të zbulohet të kërkohet rikuperimi i ligjshmërisë nëpërmjet organizmave që siguron Kodi. Besoj materialet që do paraqiten në Prokurori dhe pastaj edhe institucionet ankimore të KQZ janë materiale që cojnë në procesin e rinumërimit dhe rivlerësimit të një numri të caktuar kutish. Paralelisht me mbledhjen e provave, opozita pret përgjigjet nga SPAK për kallëzimet e bëra në periudhën parazgjedhore. Ivi Kaso: Kemi depozituar 180 kallëzime penale në prokurori të zakonshme dhe mbi 40 kallëzime në SPAK.

Top Channel/ Plani i PS për pronat: Brenda 2027, regjistrim titujve të pronësisë
28/03 23:16
Top News – Spiropali përplaset me ministren Ismaili. Zbardhen debatet në mbledhjen me dyer të mbyllura të PS
28/03 21:30
Top News – Zgjedhjet në struktura dhe shtimi i anëtarësimeve, Klosi rreshton detyrat për socialistët
28/03 20:17
Top News – Nis rienergjizimi i PS në Tiranë, Rama në njësinë nr.2, porositë për socialistët
28/03 20:16
Top Channel/ Presidenti Begaj: Mjekësia, profesioni i sakrificës dhe humanizmit
28/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet urdhri i Ramës për ministrat: Zbrisni ne terren
28/03 19:42
Top Channel/ PS nis rienergjizimin në Tiranë, Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS në Njësinë 2
28/03 19:14
Top Channel/ Rama në Njësinë 2: Do ristrukturojmë Tiranën, rritja e pensioneve do dyfishohet…
28/03 18:34
Top Channel/ Berisha thirrje qytetarëve: Qëlloni me vezë e domate deputeten e PS
28/03 15:55
Top News-PS nis turin ‘Punët për Shqipërinë’. Deputetë, ministra e kryebashkiakë të gjithë në terren
28/03 15:44
Top Channel/ Berisha thirrje për protesta: Më 17 prill për largimin e Ramës. Reagim edhe për naftën
28/03 15:08
Top Channel/ Takimi me dyer të mbyllura, Rama mbledh qeverinë me deputetët: Zbrisni në terren
28/03 15:06
Top News – ‘PS po kthehet në origjinë, është themeluar mbi krimin, ta rrëzojmë!’
28/03 14:49
Top News – ‘Patronazhistët, si sigurimi i shtetit gjatë diktaturës, do i ndëshkojmë!’
28/03 14:48
Top News – ‘Pensione cinike dhe qesharake, të moshuarit nuk blejnë dot ilaçe’
28/03 14:48
Top News – ‘Nafta, ndëshkim mbarëqytetar, çmimet në Shqipëria, sa në Zvicër’
28/03 14:48
Top News – Berisha akuzon për plaçkitje të pronës private.’Dimensioni më antiqytetar’
28/03 14:48
Top Channel/ Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, Spiropali dhe Braçe ulen në fund të sallës
28/03 14:31
Top News -‘Lulzim Basha donte bashkimin me PS, tani jemi në kilometrin e fundit!’
28/03 14:25
Top News – ’83 thikat e krimit në parlament, BE reagoi!’ Berisha flet për Ballukun
28/03 14:25