Kryeministri Edi Rama ka folur para mediave pas përfudnimit të mbledhjes së kryesisë së PS dhe është pyetur nëse ka ndonjë pazar mes tij dhe Bashës për zgjatjen e mandateve të vettingut. Rama tha se Reforma në Drejtësi është i bazuar tek një partneritet i ngushtë, por thekson se zgjatja e mandateve të vettingut është i rëndësishëm. Megjithatë nuk jep detaje nëse ka rënë dakord me Bashën për këtë çështje, thjesht bëri me dije se Reforma në drejtësi nuk është kërkesë partiake.