Qenia e diasporës qoftë ajo e “vjetër” apo e “re” nuk mund të kuptohet pa gjuhën shqipe, si një nga elementët kyç që në rrjedhën e kohës, nën presionin pushtues apo të gjuhëve “të mëdha” ka mbajtur gjallë jo vetëm atë (diasporën), por gjithë shqiptarinë. Në tryezën mbarëshqiptare të Samitit të tretë të Diasporës u prezantua Pavijoni i Gjuhës Shqipe në Muzeun Kombëtar të rikonceptuar.