Mitrovica e Veriut ka shtyrë afatin për lirimin e objektit komunal, që po shfrytëzohet ilegalisht nga serbët, pas përfundimit të afatit kohor të dhënë nga autoritetet e Kosovës. Në njoftimin e bërë nga kryetari komunës, Erden Atiç, thuhet se shtyrja e afatit do të jetë deri në pranimin e raportit nga Inspektorati komunal, pra pas 15 ditësh.