16 vjet më parë, më 17 shkurt Kosova shpalli pavarësinë e saj. Në shënim të këtij përvjetori nën tingujt e himnit të Kosovës e atij kombëtar u ngrit flamuri i shtetit në kryeqytet. Nga aty, krerët shtetëror uruan ditën e mëvetësisë e nënvizuan se vendi po bën hapat e duhur në rrugën drejt Evropës. Ngritjes së flamurit i parapriu mbledhja solemne e Qeverisë së Kosovës, shefi i saj falënderoi vendet mike për ndihmën në konsolidimin e shtetit.