Dje në emisionin top story u sollën dëshmi ekskluzive nga aktorët e dorës së parë të ngjarjeve në veri të kosovës. Top story udhëtoi në të katër komunat për të parë nga afër këtë realitet të ri të rivendosjes së autoritetit të shtetit përkundër strukturave paralele serbe dhe solli pamje dhe dëshmi ekskluzive se si Policia e Kosovës ka ngritur stacionet e saj në të katër këto komuna, duke zhbërë përfundimisht shtetin paralel dhe strukturat e financuara nga Serbia.