Zjarri masiv që përfshiu mbrëmjen e sotme zonën e Margëlliçit në Patos, duke rrezikuar banesa e puse nafte, vijon të përhapet. Pavarësisht ndërhyrjes disa orëshe të forcave të shumta zjarrfikese, shërbimeve të Policisë dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë që ndodhen në terren, ka qenë e pamundur shuarja e flakëve. Forcat e Armatosura sapo kanë mbërritur pranë vatrave për të ndihmuar në vendosjen nën kontroll dhe më pas shuarjen e zjarrit.