Pasuritë e sekuestrua dhe të konfiskuara nga shteti kanë rritur interesin e qytetarëve për ti marrë me qira. Në 50 milionë lekë kanë arritur fitimet për 3 muajtë e parë të vitit 2025. Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara në faqen zyrtare njoftoi se të ardhurat rezultojnë të jenë dyfishuar krahasuar me një vit më parë teksa paratë e fituara nga dhënia me qira e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara qëndronin në nivelin e 24.4 milionë lekëve.