Gjatë kohës që mbante postin e drejtoreshës në Drejtorinë e Koncesioneve në Ministrinë e Ekonomisë kur në krye ishte Arben Ahmetaj, Alda Klosi ka rritur me shpejtësi pasurinë e saj të deklaruar me prona, apartamente dhe para, por në asnjë rast nuk ka të deklaruar paratë e vjedhura. Veç të akuzuarve për vjedhjen e parave të ish-drejtoreshës, Rozeta dhe Havier Dobi, nën hetim është edhe vetë Alda Klosi, e cila po hetohet nga Prokuroria për pastrim parash.