Një gjykatë anti-korrupsion e Ekuadorit ka dhënë dënimin për tetë persona si dhe ka sanksionuar tre kompani për shkak të rolit të tyre në një skemë pastrimi parash të lidhur me mafian shqiptare, raporton Daily Mail. Sipas medias britanike, të dënuarit ishin pjesë e një rrjeti që dërgonte drogë nga Ekuadori në Evropë duke përdorur kompani të regjistruara për të pastruar asete në vlerë prej 43.4 milionë dollarësh. Katër prej tyre u shpallën gjithashtu fajtorë për krim të organizuar, lidhur me mafian shqiptare.