Bashkimi Europian ka vendosur krijimin e një strukture të re, fokusi i të cilës do të jetë lufta kundër pastrimit të parave. Pati një garë të fortë mes 9 qyteteve për vendosjen e selisë së këtij organizmi, të cilën në fund e fitoi qendra financiare e Gjermanisë, Frankfurti.