Një muaj nga sulmi i 9 shtatorit ndaj sistemeve të Policisë së Shtetit dhe ministrisë së brendshme, nuk ka ende një bilanc të përafërt se në cfarë përmase është dëmi i shkaktuar ndaj sekreteve dhe hetimeve kriminale të policisë. Kur ekspertët e huaj të thirrur për ndihmë mbas hakerimit, po kryejnë riformatimet deri dhe në komisariate, numri një i policisë shqiptare Muhamet Rrumbullaku qetëson vartësit e tij duke këmbëngulur se Memex dhe Deepse nuk është marrë nga hakerat. Vecanërisht për policinë kriminale dhe departamentin e krimeve të rënda , kjo do të thotë mos ekspozim i të dhënave më të sensitive ndaj personave të dyshuar dhe nën ndjekje hetimore