Gjatë muajit mars opinion publik është tronditur nga një sërë ngjarjesh kriminale që lanë pas viktima e të plagosur. Ngjarje që kanë pasur motive hakmarrje, kanë nisur si konflikte të çastit e te tjera që pikënisje kanë pasur motive banale. Por mes tyre janë marrë jetë të pafajshmish. “Shoqëria rëndohet shumë psikologjikisht sepse informacioni tashmë vjen nga të gjitha anët dhe është i shpeshtë, është i përsëritur dhe të duket sikur krimi bashkëjeton 24/24 me shoqërinë. Mendojë se njerëzit e zakonshëm, të thjeshtë, shqetësohen kur i shikojnë, ju vjen keq për familjet që preken në mënyrë tragjike dhe kërkojnë të shohin ndëshkim”, tha Entela Binjaku, sociologe. E pikërisht mosndeshkimi çon në nxitjen e të tjerë personave të cilët ndërmarrin vepra kriminale duke menduar se edhe ata nuk do të zbulohen apo kapen nga policia.