Zona e ish kombinatit Metalurgjik vijon të vuajë pasojat e ndotjes së trashëguar dhe asaj aktuale. Ambientalistët thonë se në 30 vite nuk është bërë asgjë për detoksifikimin e tokës dhe as të ujit, por ndërkohë edhe ajri vijon të ndotet nga kompani që shkelin rregullat e emetimeve në mjedis.