Gjatë majit më pak mallra hynë në vend, por ato u blenë dy apo trefish më shtrenjtë. Realiteti pas shifrave tregon se sasia e lëndëve të hyra në vend është më e ulët se një vit më parë, ndërsa e njëjta gjë vlen edhe për eksportet, duke treguar impaktin që po sjell kriza e çmimeve. Në vlera eksportet janë rritur me 36,8 % ndërsa importet me 28,6 %, ndërsa në të njëjtën kohë është rritur edhe deficiti tregtar.