Top Channel/ Pasojat e lëvizjeve demografike! Gjirokastër, 1 mijë persona të paregjistruar
21/01/2024 12:46

Lëvizjet demografike brenda vendit shpesh në kërkim të punës apo një jete më të mirë vijojnë të shoqërohen me një nivel të lartë informaliteti, probleme në dokumentacion për të shpërgulurit, mospërfitim të shërbimeve sociale, ndihmës ekonomike në rastin e familjeve me të ardhura të pakta si dhe me integrim të ulët. Në Gjirokastër jetojnë më shumë se 1000 persona që rezultojnë të regjistruar në njësi të tjera administrative. Ata mbeten pjesë e tregut informal të punës dhe një kategori sociale me nevoja të shumta por të padukshme për institucionet. Liljana Shabani është nënë e tre fëmijëve të mitur. Ajo jeton në Gjirokastër prej më shumë prej 15 vjetësh ndërsa gjendjen civile e ka në Cërrik të Elbasanit. Pas braktisjes nga i shoqi ajo detyrohet të udhëtojë shpesh drejt Cërrikut për të rinovuar dokementa bazike. " Për çdo dokument unë duhet të marr rrugën nga Gjirokastra për në Cërrik ngaqë është gjendja civile tek ish bashkëshorti. Këtu në Gjirokastër kam shumë bllokime ndaj dokumentave. Kam, s'kam më duhet të marr rrugën." Fredi ,Teuta dhe fëmijët e tyre jetojnë në Gjirokastër prej 22 vitesh. Edhe për shkak të mungesës së informacionit ata dhe situata e tyre sociale është tërësisht e padukshme për autoritetet. Të dy punojnë në informalitet duke grumbulluar hekurishte që më pas i shesin për të jetuar. Asnjëri prej tyre nuk figuron në sistemin e sigurimeve shoqërore apo shëndetsore. " Ne e kemi pashaportizimin në Korçë dhe tani që të vesh e të vish të paktën i do 200 mijë lekë shpenzime, janë kosto, aq e kemi fuqinë. Edhe sikur ta kem pashaportizimin këtu unë nuk përfitoj asgjë sepse kam një copë makinë e po ke makinë nuk përfiton ndihmë ekonomike. Për të ardhmen mos më pyet fare. Unë jam 44 vjeç, ç'të ardhme. Unë nuk jam i sigurtë për të ardhmen e fëmijëve të mi. Kam 22 vjet që them do iki sot e do iki nesër por nuk është e lehtë se kemi ndërtuar edhe një punë e po të ikim na duket sikur do vdesim fare."

Top Channel/ Vrasje me armë zjarri në Nikël, qëllohet për vdekje nga fqinji
10/04 22:47
Top Channel/ Autorit që vrau policin në Fier iu hoq burgimi i përjetshëm, flet babai i viktimës
10/04 22:42
Top Channel/ Ceremonia e Epitafit, Mijëra ortodoksë kremtuan të premten e zezë
10/04 22:23
Top News – Ceremonia e Epitafit. Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë
10/04 21:45
Top Channel/ ‘E Premtja e Zezë’ në Elbasan, qytetarët nderojnë Epitafin
10/04 21:42
Top News- Transporti paralajmëron ndërprerje/ Letër ministrive dhe bashkisë për kompensim të naftës
10/04 21:21
Top News – Pensionet e të huajve nuk do tatohen. Qeveria propozon ndryshimin e ligjit
10/04 20:15
Top Channel/ Përkujtohet 32-vjetori i masakrës së Peshkëpisë, aktivistët: Nuk u bë drejtësi
10/04 20:03
Top Channel/ Vendimi skandaloz, i hiqet dënimi me vdekje të riut që eliminoi policin në Fier
10/04 20:00
Top News – Marrëveshja me italianët. Shqipëria do prodhojë dronë luftarakë në Pashaliman
10/04 19:30
Top News- Pse u hoq nafta direkte për fermerët. Kryeministri Ed Rama-Kemi hequr mundësinë e abuzimit
10/04 18:58
Top News- ‘Kërkojmë kompensim për naftën’/ Transporti afat deri të martën qeverisë
10/04 17:55
Top News- Pastrohet bregdeti i Velipojës/ Mijëra të rinj aksion vullnetar para sezonit
10/04 16:52
Top Channel/ Emigrantët kthehen për pashkë, fluks në pikat kufitare të Shqipërisë me Greqinë
10/04 15:28
Top Channel/ AKEP me rregullore të re, Sula: Filtrim operatorësh në treg
10/04 15:25
Top Channel/ Speci “i artë”, mungon prodhimi! Fermerët: Ja pse rritet çmimi
10/04 15:24
Top News – Trupat amerikane në Evropë / Trump kërcënon t’i tërheqë, ku janë të vendosura
10/04 15:22
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top News- ‘Breshëri me kushte të reja në rrugën e integrimi’/ Berisha: Shqipëria po ndëshkohet
10/04 15:16