27-vjeçares nga Kalamata Christina Pappas që studion për teatër në Athinë iu desh të kërkonte për shumë muaj një apartament 25 metra katrorë, pasi shpenzimet e banesës dy herë më të madhe ku rrinte vitin e fundit arritën në 500 euro në muaj bashkë me ngrohjen dhe energjinë elektrike.