Të pasionuarit pas peshkimit amator zgjedhin Vlorën për disa orë adrenalinë. Gjithmonë mes rrëfimesh, të cilat siç thonë peshkatarët, s’duhen besuar gjithmonë. Ka nga ata njerëz që këtë aktivitet e kanë rutinë të përditshmërisë së tyre. Çdo mëngjes ata mblidhen pranë kalatës së portit të mallrave, koha perfekte sipas tyre kur peshku i afrohet bregu për ushqim. Ky aktivitet është edhe një mënyrë për t’i qëndruar larg stresit ,lokaleve dhe veseve.