Besimtarët ortodoksë kremtojnë sot Pashkët. Shërbesa e Ngjalljes dhe Mesha hyjnore deri pas mesnatës u zhvilluan në kishën “Apostull Pavli” dhe “Shën Asti” në qytetin bregdetar. Si çdo vit të Shtunen e Madhe të Pashkëve ortodokse, zjarri i shenjtë iu kalua me qirinj besimtarëve që shkëmbyen mes tyre urimet e rastit për këtë ditë të rëndësishme në kalendarin festiv ortodoks.