Besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët. Me lutjet për paqe dhe mirësi, besimtarët ortodoksë ndoqën meshën e ngjalljes së Krishtit në Kishat dhe Katedralet në gjithë vendin. “Krishti u ngjall, vërtet u ngjall!” Ky ka qenë refreni i të gjithë besimtarëve ortodoksë këtë të diel ku kanë kremtuar festën e Pashkës, ndër festat më të rëndësishme të këtij besimi që simbolizon triumfin e jetës ndaj të keqes, vdekjes.