Besimtarët ortodoksë në qytetin e Vlorës pritën në mesnatë ringjalljen e Krishtit në Kishën e Shën Theodhorit drejtuar nga At Kostandin Prifti. Ceremonia e shenjtë u ndoq nga besimtarë të shumtë ortodoksë, brenda dhe jashtë ambienteve të kishës, duke u lutur në një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit të krishterë, për më shumë paqe dhe jetë më të mirë.