Ne vigjilje të Pashkëve ortodokse besimtarët në Elbasan kanë kremtuar të Premten e Zezë ditë që simbolizon vuajtjet e Krishtit dhe vdekjen e tij. Të ndjekur nga besimtarët dhe të shoqëruar nga banda frymore e qytetit, klerikët marshuan në rrugë së bashku me epitafin. Kjo ditë për besimtarët ortodoksë kujton vuajtjet e Krishtit me kryqin mbi shpinë, duke ecur drejt vendit ku u kryqëzua, për tu ringjallur të dielën e Pashkës.