Pasi kanë ndjekur meshën e ringjalljes së Krishtit mesnatën e së shtunës, besimtarët ortodoksë janë rikthyer sërish paraditen e së dielës në kishë për të ndezur qirinj e për tu lutur për sa më shume mbarësi në familjet e tyre. Ngjallja e Krishtit për besimtarët ortodoks simbolizon fitimin e jetës mbi vdekjen dhe shihet si një pastrim nga mëkatet dhe rilindjes e shpresës.Ndezja e qirinjve ne kishe ,ritual fetar qe nënkupton marrjen e dritës se Krishtit per ta çuar ate ne shtëpi për mirësi , është memorizuar edhe nga fëmijet .