“Krishti u ngjall, vërtet u ngjall!” Ky ka qenë refreni i të gjithë besimtarëve ortodoksë këtë të dielë ku kanë kremtuar festën e Pashkës , ndër festat më të rëndësishme të këtij besimi që simbolizon triumfin e jetës ndaj të keqes, vdekjes. Paraditen e së dielës besimtarët kanë ndezur qirinj në “Katedralen Ortodokse Ngjallja e Krishtit” për të çuar në shtëpi dritë nga drita e Jezukrishtit i cili tanimë u ngjall vërtetë. “Erdhëm edhe mbrëmë edhe sot, e kemi si traditë. Gjithë javën e Pashkës vijmë çdo ditë”, tha një besimtare.