Katedralja “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë u mbush nga besimtarët në kremtimin e festës së Pashkëve e cila përkon me ringjalljen e Krishtit. Kësaj meshe solemne i ka prirë ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji në bashkëmeshim me delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovë Jean Marie Speich si i ftuar nderi.