Në një klimë përkushtimi, pas një jave hidhërimi për mundimet e Krishtit dhe kryqëzimin e tij ,miliona grekë të krishterë ortodoksë kanë festuar ringjalljen e birit të Perëndise dhe Pashkën e Shenjtë , festën më të rëndësishme fetare të vitit. Në prani të Kryepeshkopit të Athinës dhe gjithë Greqisë dhe Presidentit të Republikës, Konstantinos Tasoulas, në Katedralen e Athinës u kremtua në një atmosferë solemne Shërbesa e Ngjalljes dhe Liturgjia Hyjnore.