Besimtarët e krishterë në mbarë vendin kremtojnë sot festën e Pashkës. Meshat u mbajtën në Katedralen Katolike “Shën Pali” dhe në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Pashkët është festa më e madhe e kalendarit të krishterë që simbolizon ringjalljen e Jezus Krishtit.