Për herë të parë pas dy vitesh karantine në periudhën e Pashkëve, festës më të madhe të ortodoksëve në Greqi dhe jo vetëm, grekët do të festojnë tashmë të lirë duke shkuar në fshatrat e tyre të origjinës për tu mbledhur bashkë me miq dhe të afërm sipas traditës mijëravjeçare. Por kriza energjetike, inflacioni dhe rritja galopante e çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve kanë bërë që kjo të quhet Pashka më e shtrenjtë në vite.