Gazmend Boletini thotë se 28 dhe 29 nëntori janë data të rëndësishme për familjen e tij dhe të çdo shqiptari. Gazmend Boletini, është stërnipi i Isa Boletinit, ai thotë se të mbash mbi supe mbiemrin Boletini është përgjithësi e madhe. Për t’i shërbyer sa më mirë figurës së Isa Boletinit dhe historisë së Shqipërisë, Gazmend ka zgjedhur të jetojë në Mitrovicë të Kosovës dhe të punojë si përgjegjës i monumenteve kulturore.