Pas përfundimit të kontratës me ALEAT, kompania shtetërore “IdentiTek” ka nisur punën për prodhimin e kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike. Puna ka nisur prej 1 gushtit, ndërsa këtë të enjte u paraqit pranë zyrave ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili aplikoi për rinovimin e pasaportës biometrike.