Sali Berisha është larguar nga protesta, teksa është parë të futet në mjetin e tij. Ndërkohë para Kryeministrisë vijojnë të qëndrojnë protestues të PD. Forca të shumta policie ndodhen në zonë, ndërsa siç raporton gazetarja e Toip Channel Dorjana Bezat, policia ka nisur shoqërimet e tubuesve në komisariat.