Nëse do ta lërë apo jo qelinë ish presidenti Ilir Meta , do të shqyrtohet me dyer të mbyllura, pa e dëgjuar atë por duke lexuar provat shkresore. Mbledhja e gjyqtarëve vendosi të kalojë në seancë plenare pa praninë e palëve kërkesën e kreut Partia e Lirisë nën akuzë për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie , I cili disa herë ka kërkuar heqje të arrestit në burg.